Telegrafi

Ismajli tregon masat e ndërmarra pas vdekjes së pacientëve në QKUK nga gazi medicinal

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli i ka dhënë sqarime akuzave të deputetit Glauk Konjufca, i cili tha se qysh në fillim të Qeverisë Haradinaj tre pacientë kanë vdekur nga neglizhenca.

Ismajli tha se posa ka ndodhur kjo ka ndërmarr masa edhe pse kishte vetëm dy ditë punë.

Lexo po ashtu “Gazi i Vdekjes” në QKUK, ky është aktvendimi i gjykatës për paraburgim për të dyshuarin (Dokument)

Ministri Ismajli tha ka angazhuar edhe inspektoratin dhe të gjithë mekanizmat për t’u marr me rastin.

“… Rasti është i rëndë dhe nuk mund të bëjmë shtrembërim të fakteve…Rasti ka ndodh para se unë me u bë ministër dhe e kam ngritur çështjen në nivel të kryeinspektorëve. Pra është e kundërta e asaj që e thatë ju, që rasti është heshtë, kemi dorëzuar të gjitha raportet për të dhënë material nga të gjitha institucionet përkatëse” tha Ismaili.