Telegrafi

Ismajli: Sonte në Shtime u shëruan nga COVID-19 dhjetë persona, kanë mbetur aktive vetëm dy raste

Sot në Komunën e Shtimes kanë rezultuar të shëruar nga coronavirusi 10 persona.

Kryetari Naim Ismajli thotë për RTV Dukagjinin se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Komuna e Shtimes ka shkuar në 15, duke mbetur aktive me coronavirus vetëm dy raste.

“Gjendja e dy të prekurve me COVID-19 është stabile, dhe presim që brenda javës të fillojë ritestimi dhe urojmë të shërohen edhe ata”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ismaili thotë se pavarësisht këtyre rezultateve qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të mos dalin pa pasur nevojë pasi gjendja e pandemisë është ende aktive.

“Pandemia ende nuk ka përfunduar. Derisa ka raste sado të pakta që janë rreziku i virusit ekziston”.

Kryetari i Shtimes ka përgëzuar qytetarët për respektimin e deritanishëm të masave të marra nga institucioneve duke i quajtur gardianë të mbrojtjes nga pandemia./Telegrafi/