Telegrafi

Ismajli: Po bie infeksioni me COVID-19 në Gjilan

Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.

Nënkryetari i Komunës ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 50, duke e vlerësuar si lajm të mirë rënien e vazhdueshme të infeksionit në këtë komunë.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1051 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate. /Telegrafi/