Ardian Ismajli nuk ka qenë njeriu me fat ditën e sotme.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Hajduk Split në derbin e madh kroat ndaj Dinamo Zagrebit.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka qenë fytyra tragjike e Hajdukut, pasi ka shënuar autogol në këtë sfidë.
Goli i vetëm i Dinamos erdhi falë një devijimi të pafat që Ismajli i bëri një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 23-të, por Hajduku barazoi me penallti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Gjithsesi në fund Hajduku mori një pikë të madhe pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1. /Telegrafi/