Site icon Telegrafi

Ismajli: Ngërçi politik ndikon në rritje ekonomike

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli tha se situata politike në të cilën gjendet Kosovë që pesë muaj, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Kjo situatë do të ndikojë më tepër në aspektin kohorë të fillimit të investimeve kapitale në Kosovë, në kujdesin ndaj investitorëve që kanë qenë të gatshëm për të investuar në Kosovë. E institucionet e vendit duhet të krijohen sa më shpejtë dhe të kenë angazhim dhe punë më të madhe, që investitorët të kthehen përsëri.

Sipas tij, MZHE-ja nuk ka vlerësime me numra absolut apo relativ se sa do të jetë rritja ekonomike në Kosovë, por tha se edhe kriza ekonomike e Eurozonës do të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës.
“Nuk do të mund të them se kjo situatë 5 mujore, njëfarë ngërçi politik, në drejtim të krijimit të institucioneve të Kosovës, nuk do të ndikojë. Sigurisht që ndikon, shumë më tepër ndikon në aspektin kohorë të fillimit të disa prej investimeve kapitale që janë në Kosovë, ndikon sigurisht në një kujdese apo rezidencë të investitorëve që kanë qenë të gatshëm ose të përgatitur që në këtë moment të vijnë në Kosovë dhe të bisedojnë ose të fillojnë diçka, të shpresojmë që edhe institucionet të krijohen sa më shpejtë do të nevojitët një punë dhe një angazhim pak më i madh që përsëri të bisedohet që përsëri të kthehet interesimi. Gjithashtu kur të mblidhen të këqijat ndonjëherë të mblidhen të gjitha bashkë”, tha ai.

Ndërsa, lidhur me mungesën e energjisë eklektike, që po ndodhë kohëve të fundit, ministri tha se është si pasojë e rastit që ka ndodhur në Kosovën A, e që sipas tij, pritet që në fundin e dhjetorit të kthehen në punë dy njëjtët e Kosovës A.

Ndërsa, reduktimet e gjata, i arsyeton me faktin që reduktimet ndodhin edhe në vendet fqinje. “Qeveria dhe MZHE i monitoron këto çështje dhe sigurisht që e ka parasysh kur diçka tejkalon kufijtë e normales, qeveria do të ndikojë në çoftëse vërtetë një situatë e caktuar mund të quhet emergjente por nuk jemi në atë situatë. Ndërprerje ka edhe në vendet tjera fqinje, edhe tek ne, duke e parë parasysh se e dimë me çfarë kapacitete disponojmë dhe me çfarë nivele të tarifës”, ka thënë ai.

E në këtë konferencë, u diskutua edhe për kërkesën e Termokos-it dhe i KEK-ut, për ndaljen e bllokut B1, ku ministri u shprehë i gatshëm që të mbulojë çdo zbrazëtirë financiare.

“Duhet ti kemi shifrat e sakta se cilat janë benefitet dhe a ka fare benefit prej kësaj, dhe në qoftë se do të arrihet se nxemja qendrore që do të aktivizohet prej b 1 që është një projekt i kamotshëm, këtu tek ne dhe me këtë do të arrihet kursimet të cilat e tejkalojnë dëmin që mund të bëhet në furnizimin me energji elektrike për këtë periudhë që do të ndalet blloku b 1 atëherë padyshim që do të veprojmë në atë drejtim. Tash për tash flitet për shuma të caktuara, sa do të ishte furnizimi me mazut që do të kushtonte shumë sa është efikas ai furnizim me mazut në një anë, pastaj KEK KEDS- flasin sa do të duheshin me importu për këtë 10 deri në 12 ditë të ndaljes së bllokut, jemi takuar edhe me përfaqësues të komunës. Qeveria është e gatshme me kontribu bashkë me komunën që këtë zbrazëtirë financiare ta mbulojë nëse kjo rezulton me shërbim më të mirë dhe më të lirë”, tha ministri Ismajli.

Ai tha se nga 20 tetori Kosova tashmë është anëtare e shërbimit gjeologjik të Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version