Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se sektori i shëndetësisë në vendin tonë, ka nevojë për mobilizim më të madh.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se misioni i MSH-së dhe i Qeverisë për vitin 2018 është i qartë, dhe do të jentë vit i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit.
Postimi i plotë:
Të gjithë për shëndetësinë!
Shëndetësia jonë ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve përgjegjës për të.
Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë> që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve, me shërbime cilësore dhe në çdo kohë.
Këtë e diskutuam edhe sot në takimin e nivelit të lartë me kryeministrin Haradinaj dhe disa nga drejtuesit kryesorë të sistemit shëndetësor. Ky takim do të pasojë me takime të tjera, me të tjerë akterë, me të cilët tashmë kemi nisur reformat për këtë mision. /Telegrafi/