Site icon Telegrafi

Ismaili: Udhëzimi administrativ për çmimin e barnave, ndikim direkt te pacientët

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, do të ketë ndikim direkt tek qytetarët dhe buxheti i shëndetësisë.

Sipas tij, ky udhëzim largon çdo dyshim të keqpërdorimit të blerjes së barnave dhe ndalon çdo abuzim që ka ndodhur deri më sot në çmimin e barnave. Sipas tij, duke kursyer buxhetin, do të ketë më shumë para në dispozicion të blerë më shumë barna për pacientët tanë duke siguruar furnizim stabil për ta.

“Misioni ynë ka qenë që ta bëjmë për pacientët duke marrë parasysh ndikimin që do ta ketë ky udhëzim administrativ. Kjo është një metodologji transparente për të gjithë. Edhe operatorët ekonomik edhe ata kontraktues do të kenë para vetes metdologjinë e re, taransparente dhe e cila largon çdo dyshim të keqpërdorimi të blerjes së barnave për qytetarët”, ka thënë Ismaili, duke shtuar.

“Ky udhëzim administrativ na ndihmon që të kursejmë më shumë para, dhe me të njëjtin buxhet të blejmë më shumë barna, çka e stabilizon edhe më tej furnizim me to. Ky udhëzim do të ketë efekt shumë të madh në luftimin e korrupsionit dhe ndikimit real tek pacientët”, ka thënë ai.

Kosova dhe Bjellorusia janë dy shtetet e vetme në Evropë të cilat nuk kanë një mekanizëm të tillë për rregullimin e çmimit të barnave./Telegrafi/

Exit mobile version