Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka dekoruar se sigurimet shëndetësore do të përfundojnë deri në fund të vitit 2019, ndërsa, në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin barnat jashtë spitalore.
Ismaili në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se në aspektin organizativë është përfunduar duke zgjedhur bordin, drejtorin dhe administratën.
“Sigurimet shëndetësore do të përfundojnë deri në fund të vitit 2019, pra ashtu e kemi planifikuar….me përgatitjen e fondit për sigurime shëndetësore ne do të realizojmë edhe barnat jashtë spitalore gjatë gjashtë muajve të parë, deri në përfundimi të 6 muajve të parë, do të realizojmë barnat jashtë spitalore që do të jenë shërbimi i parë i fondit, ku qytetarët tanë do të jenë në gjendje të marrin barna nëpër barnatore për sëmundjet të cilat i kanë dhe për të cilat dakordohemi ne”, tha ai.