Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka folur për sistemin shëndetësorë në kohën kur ka qenë vet ministër dhe ka komentuar edhe punën e ministrit Arben Vitia.
Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Arben Vitia ka bërë mjaft punë të mira në krye të Ministrisë së Shëndetësisë por ka pasur edhe lëshime.
“Mendoj se për testime ka mundur të punojë më shumë. Edhe në aspektin e karantinës ka pasur shumë për t’u kritikuar dhe përmirësuar por ka pasur edhe rezultate të mira. Nuk jam nga ata që pikturoj vetëm zi”.
Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se vet sistemin e shëndetësisë e ka gjetur në gjendje shumë të vështirë por thotë se janë bërë investime domethënëse.
“Kemi blerë rreth 850 shtretër për të gjitha klinikat. Kemi investuar edhe në respiratorë duke lënë rreth 98 të tillë në sistemin publik, ndërsa në shfrytëzim janë vetëm 2 të tillë”.
Ismaili thotë se bashkë me sistemin privat është arritur që të bëhen rreth 125 respiratorë pasi sipas tij edhe në vendet tjera të botës në këtë kohë pandemie janë bashkuar sistemi privat e publik.
Deputeti i PDK-së thotë se karantinimi në baza lokale do të ishte më i mirë se ai i centralizuari./Telegrafi/