Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, ka qenë i ftuar në një emision në televizionin 21 ku ka folur rreth situatës aktuale në Maqedoni. Ai tha se lëshimi i qeverisë nga ana e partisë së tij nuk është zgjidhje për dalje nga kriza politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai bëri të ditur se BDI do të vazhdojë të diskutojë për zgjidhjet e mundshme të daljes nga kriza, ndërsa sipas tij, faktori i vetëm për këtë situatë është OBRM-PDUKM-ja.
Ismaili theksoi se, partia e tij është konstatuar edhe me opinionin publik për kosultimet e mundshme për të dalur nga kriza. Ndërsa theksoi se, vetëm dy janë personat që e shkelin Kushtetutën në vend, duke ju referuar Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit./Telegrafi/