Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, ka takuar mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Ismaili përmes një postimi në Facebook.
Ai ka treguar se mejkët shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në Kosovë dhe këtë pritet ta bëjnë së shpejti.
“Në Zagreb takova mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë kontributin e tyre edhe për shëndetësinë kosovare, shkëmbyem idetë se cilat janë format më të mira për ta bërë këtë. Ata patën propozime dhe iniciativa shumë interesante. Bashkë u ndamë me një përshëndetje që së shpejti të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/