Site icon Telegrafi

Ismaili: Shqiptarët që votuan LSDM-në kanë ulur numrin e deputetëve shqiptarë

Përfaqësuesi i Aleancën për Shqiptarët, Muhamet Ismaili, ka pohuar se vota e shqiptarëve e derdhur në konton e LSDM, ka ndikuar që të ulet numri i deputetëve shqiptarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Aleanca për shqiptarët pikërisht u formua, që ta ndryshon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe jo të bëhemi pjesë e qeverisë me çdo kushte, sepse disa anëtarë të Aleancës kanë qenë pjesë e qeverisë dhe kemi dalë nga ato pozicione”, tha mes tjerash Ismaili.

Sipas Ismailit, LSDM nuk është subjekt politik e cila do të mund të kujdeset për katër vite për interesat e shqiptarëve në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version