Site icon Telegrafi

Ismaili: Qeveria të krijojë hapësira të jashtme ku qytetarët e dyshuar për coronavirus mund të kontrollohen

Ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Qeveria së bashku me akteret tjerë duhet që menjëherë të krijojë hapësira të jashtme ku qytetarët që dyshojnë se janë prekur nga kjo pandemi të kenë mundësi të kontrollohen në ambiente të sterilizuara plotësisht, jashtë institucioneve shëndetësore.

Ismaili ka deklaruar se mundësi për këtë janë objektet e pashfrytëzuara apo edhe tenda të ngritura enkas për këtë situatë, transmeton Telegrafi.

“Përhapja e shpejtë e virusit është alarmuese, prandaj edhe izolimi në kontaktin e parë me sistemin shëndetësor është jetik si për qytetarin ashtu edhe për personelin shëndetësor. Çdo vonesë për krijimin e kapaciteteve të reja e të izoluara e shumëfishon rrezikun për shpërndarje të virusit”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai ka pohuar se veprimet e Qeverisë janë jetike për të krijuar masa për të mbrojtur qytetarët dhe personelin shëndetësor. /Telegrafi/

Exit mobile version