Telegrafi

Ismaili pret ekipin e MCC-së, projekt për monitorimin e ndotjes së ajrit

Ministria e Shëndetësisë do ta mbështesë agjencinë ‘Millenium Challenge Corporation’ nga Uashingtoni e cila do të hartojë një projekt për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ministri Uran Ismaili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se strategjia për kujdesin shëndetësor do të bazohet edhe në raportimin për ajrin e ndotur.

Postimi i plotë:

Me ekipin e MCC-së (Millennium Challenge Corporation) nga Uashingtoni, sot diskutuam për rëndësinë e hartimit të një projekti për monitorimin dhe raportimin e ajrit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet konkretisht në dizajnimin e një sistemi të alarmit për shëndetin, bazuar në të dhënat e dala nga këto raporte të cilat deri tani i kanë munguar edhe institucioneve edhe publikut. Informimi i saktë është esencial në punën strategjike për kujdes shëndetësor. Ambient më të pastër, jetë më të gjatë. /Telegrafi/