Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.
Për këtë, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se po vihen bazat e kardiokirurgjisë peditarike në QKUK.
Sipas tij, ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të mundësojë që edhe në Kosovë të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.
“Po i vëmë bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK. Për këtë po na ndihmon edhe ekipi i kardiokirurgëve nga Italia. Ata këtyre ditëve po qëndrojnë në Kosovë, me ç’rast po operojnë fëmijët me ndërlikime në zemër. Ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/