Site icon Telegrafi

Ismaili i përgjigjet Haradinajt: Nuk po japim tokë për viza (Video)

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj që tha se është “turp të falet territor për viza”.

Ismaili tha se me versionin aktual, Kosova nuk humb tokë, vetëm sa përfiton nga përcaktimi i këtij kufiri, çka do të detyronte pastaj proces për përcaktim kufiri me Serbinë.

Ai gjithashtu foli edhe për nismën për shpërbërjen e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se medoemos, duhet t’i ipet një epilog kësaj nisme. /Telegrafi/

Exit mobile version