Site icon Telegrafi

Ismaili për vendimin që trafiku urban të jetë falas: Po jetësohet një ide e mirë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se propozimi i PDK-së që trafiku urban të jetë pa pagesë po jetësohet.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm që i ndihmon qytetarët dhe kursen xhepin e tyre.

Postimi i plotë:

Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë.

Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik.

Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti.

Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim. /Telegrafi/

Exit mobile version