Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, po bëjnë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ismaili, përmes një statusi në Facebook, ku postoi edhe fotografi me Veselin, tha se së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat e partisë.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Së bashku me Kryetarin Kadri Veseli po i bëjmë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë. Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin.
Së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat tona dhe do të fillojë një mobilizim i jashtëzakonshëm qytetar për platformën që do të zgjidhë problemet e qytetit tonë”, ka shkruar Ismaili.
Në fotografitë e postuara në Facebook, Urani Ismaili shihet duke pirë kafe në njërin nga lokalet e kryeqytetit bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veseli, nënkryetarin Hajredin Kuçi, Blerand Stavilecin dhe Eliza Hoxhën. /Telegrafi/