Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se këtë vit do të filloj ndërtimi i spitalit të Prishtinës.
Këtë deklaratë, Ismaili e bëri të ditur në një intervistë dhënë për Telegrafin duke shtuar se iu ka mbetur vetëm që të gjejnë një lokacion për ndërtimin e spitalit, ndërsa në qytetin e Ferizajt është duke u ndërtuar spitali i qytetit.
Sipas tij, sistemi në shëndetësi ka filluar të marr kahe tjetër, pasi siç tha ai jo vetëm që po ndërrohet shërbimi, por edhe kultura e shërbimit.
“Spitalin e Ferizajt e kemi filluar. Spitali i Prishtinës do të filloj sivjet, vetëm do të gjejmë lokacionin. Jemi që 20 vjet pas lufte dhe Prishtina nuk ka pasur një spital. /Telegrafi/