Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë të ditur se profesionistët shëndetësorë shumë shpejt do të marrin pagat me rritje, apo siç ka thënë ai, paga të dinjitetshme.
Ismaili, ka shtuar se ai do të vazhdojë të jetë kritik i rasteve kur ndodhin parregullsi, por do të jetë edhe mbështetësi më i madh i shumicës së profesionistëve shëndetësor të cilët punojnë me vullnet dhe dinjitet për t’u gjendur pranë qytetarëve tanë në nevojë.
“Gjatë këtyre muajve unë kam qenë shumë herë kritik ndaj fenomenve negative në sektorin shëndetësor. Këtë do të vazhdoj ta bëjë edhe në të ardhmen, kudo që i shoh ato. Por, një nga padrejtësitë në këtë sektor, që ka ndodhur për vite me radhë, ka qenë padyshim edhe mungesa e një page dinjitoze për profesionistët shëndetësor. Dinjiteti i mjekëve tanë duhet dhe do të rikthehet”, ka thënë ministri Ismaili./Telegrafi/