Telegrafi

Ismaili: Pa reformë zgjedhore vendi nuk bënë të shkojë në zgjedhje

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, ka thënë se nuk është mirë që të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore.

“Asnjëherë nuk ka pasur vullnet politikë për të krijuar një reformë zgjedhore. Nuk është mirë që të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore”, ka thënë Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ismaili ka thënë se nevojën e formimit të një reforme zgjedhore e ka potencuar edhe Raporti i Progresit i publikuar dje nga BE-ja.

“Edhe në Raportin e Progresit është thënë që nuk është mirë me shkua në zgjedhje pa pasur një reformë të mirë zgjedhore”, u shpreh Ismaili.

Ai më tej ka theksuar se në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë nuk ka kohë për reformë zgjedhore.

Ismaili po ashtu ka thënë se nga procesi i votimit do të duhej të eliminohej votimi me kusht. /Telegrafi/