Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.
“Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese”, tha Ministri Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij plani të hartuar nga grupi i ekspertëve vendor, i themeluar për këtë qëllim.
Ismaiali tha se është i lumtur “që po krijojmë politikë të re me të cilën do ta trajtojmë këtë problem”.
Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës./Telegrafi/