Në Gjilan sonte janë paraqitur tetë raste të reja me coronavirus.
Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismaili thotë për RTV Dukagjinin se infektimet janë raste të reja dhe të njohura për shtabin emergjent.
Ismaili thotë se nga Komuna e Gjilanit janë në pritje 100 rezultate mostrat e të cilave janë marrë më parë, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i Gjilanit thotë se në këtë komunë të infektuar me COVID-19 edhe dy drejtorë të drejtorive komunale.
“Pozitiv me COVID-19 ka rezultuar Drejtori i Shërbimeve Publike dhe ai i Bujqësisë. Ata janë në vet izolim duke i respektuar udhëzimet”, tha ndër të tjera Arbër Ismaili./Telegrafi/