Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nuk janë vaksinuar qytetarët. Për këtë ka reaguar Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke thënë se kjo është e tmerrshme.
Ai ka thënë se mosarritja e një orari me ndërrime për vaksinim në mënyrë që procesi për marrjen e vaksinës antiCOVID-19 të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit.
“Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit”, shkruan Ismaili.
Mes tjerash Ismaili është shprehur se në njërën anë shtrëngohen masat, e në anën tjetër pushojnë. Megjithkëtë, ai thotë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të jap përgjegjësi vetë apo edhe të kërkoj përgjegjësi nga të tjerët.
“Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë. Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi – nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, ka shkruar ai, njofton Telegrafi.