Site icon Telegrafi

Ismaili – LVV-së: Bëni 40 vota me Vjosa Osmanin, ne ua votojmë mocionin për rrëzimin e qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK’-ja do të votojë që qeveria të rrëzohet.

“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.

Lexo Edhe:
“Është e mirë vetëm për seks”: Publikohen pamjet, stafi i spitalit shau pacienten para se të vdiste
Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.

“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim. Pikë”, ka thënë Ismaili në T7.

“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili.

Exit mobile version