Site icon Telegrafi

Ismaili: Koncepti i qyteteve të shëndetshme, i nevojshëm për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili bëri të ditur se sot kanë pasur një takim me shoqërinë civile rreth iniciativës që ta bëjnë Prishtinën qytet më të jetueshëm, me ajër dhe ambient më të pastër

Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se duke u angazhuar në krijimin e vendbanimeve më të shëndetshme, jetohet më gjatë, ka jetë më cilësore dhe ulen shpenzimet në shëndetësi.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me shoqërinë civile rreth iniciativës që ta bëjmë Prishtinën qytet më të jetueshëm, me ajër dhe ambient më të pastër. Duke u angazhuar në krjimin e vendbanimeve më të shëndetshme, ne jetojmë më gjatë, kemi jetë më cilësore dhe ulim shpenzimet në shëndetësi. Jam shumë i lumtur që iniciativa, përveç institucioneve qendrore dhe lokale, po gjen përkrahje edhe në mesin e shoqërisë civile, të cilët u zotuan për angazhimin e tyre konkret në arritjen e këtij qëllimi. Qytet më i shëndetshëm – jetë më e shëndetshme”, shkruan Ismaili në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version