Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka komentuar pretendimin e Ramush Haradinajt për president të Kosovës.
Ismaili ka thënë se kërkesa e tij për postin e presidentit është e parakoshme.
Sipas tij, situata aktuale nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike.
‘’Kemi të bëjmë me një situatë e cila nuk duhet të shfrytëzohet politikisht nga askush. Do të kishte qenë më bujarë që të mos flitet për postin e presidentit, përderisa kemi një president në post’’, ka thënë Ismaili, për Kanal10.
Sekretari i PDK-së ka shtuar më tutje se në PDK nuk është diskutuar për Haradinajn.
‘’Ne si parti nuk kemi diskutu për kërkesen e Haradinajt. Zgjedhja e presidentit për në është një proces politik nuk është e domosdoshme për PDK-në’’, ka deklaruar Ismaili.