Site icon Telegrafi

Ismaili: Jemi në përfundim të revidimit të Listës së barnave esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë raportimit në Komisionin për shëndetësi, ka thënë se procesi i revidimit të listës së barnave esenciale është në përfundim.

Ismaili theksoi para deputetëve se ky proces nuk ka ndodhur që nga viti 2012.

“Revidimi i Listës së Barnave Esenciale është një lajm i mirë që po ndodhë për shëndetësinë. Jemi në përfundim të këtij procesi dhe në fillim të vitit tjetër pritet përfundimi i tij. Është për keqardhje që ky proces nuk ka ndodhur nga viti 2012 duke ditur rëndësinë e tij”, ka thënë ai.

Këtë vit, në revidimin e kësaj liste, Ministria e Shëndetësisë për herë të parë ka ftuar edhe Agjencionin Kundër korrupsion që të jetë pjesë e komitetit për revidim, në mënyrë që të evitohet secila mundësi për konflikt interesi.

Sipas ministrit Ismaili, revidimi i kësaj liste do të jetë në shërbim të qytetarëve e cila pritet të mbuloj kërkesat kryesore të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version