Site icon Telegrafi

Ismaili: I gjithë stafi i QKUK-së është pajisur me kartela, orari i punës do të respektohet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha të mërkurën se orari i punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të respektohet.

Ismaili thekson se ky është një hap drejt vendosjes së rregullit dhe zvogëlimit të pritjeve të pacienteve pa arsye.

“Prej sot, kemi nisur me sukses projektin e menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID Kartela. Tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet”, theksoi Ismaili.

Sipas tij, zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore.

“Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version