Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se ka hapur punëtorinë treditore me profesionistë të personelit mjekësor dhe me ekspertë të Bankës Botërore për finalizimin e Pakos bazike të shërbimeve mjekësore.
Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, ministri Ismalili.
” Sot e hapa punëtorinë treditore me profesionistë të personelit mjekësor dhe me ekspertë të Bankës Botërore, për finalizimin e Pakos Bazike të shërbimeve mjekësore. Qytetarët tanë duhet të dinë se çfarë shërbime marrin në spitalet tona. Finalizimi i kësaj pakoje na afron një hap më tej drejt sigurimeve shëndetësore. Shëndetësia kosovare për vite të tëra është lënë pasdore, por jam i sigurt se bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/