Telegrafi

Ismail Syla: Stërnipi i Pashiqit kërkoi falje, për Kosovën kjo është më e shëndetshme se arrestimi i tij

Këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, e ka komentuar deklaratat e ministres për Dialog, Edita Tahiri, që ka thënë se Marko Gjuriq ka kërkuar falje për hyrjen pa lejen e institucioneve të shtetit tonë në Kosovë, që është Sipas tij, kjo kërkimfalje “për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij”.

“Stërnipi i Nikolla Pashiqit i kërkon falje shtetit të Kosovës për hyrje ilegale

Një stërnip i familjes së kryeministrit serb Nikolla Pashiq, nga lisi tamblit, nga vija e nënës, Marko Gjuriq kërkoi falje për hyrjen në Kosovë pa lejen e institucioneve të Shtetit tonë.

Kjo kërkimfalje për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij, se shqiptimi i çfarëdo dënimi. Ata që deri dje ishin zotër të dhunshëm të Kosovës, sot kërkojnë falje.

Kërkimfalja është fjalë që bukurtingëllon në Ballkan”, ka shkruar Syla.