Këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, e ka komentuar deklaratat e ministres për Dialog, Edita Tahiri, që ka thënë se Marko Gjuriq ka kërkuar falje për hyrjen pa lejen e institucioneve të shtetit tonë në Kosovë, që është Sipas tij, kjo kërkimfalje “për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij”.
“Stërnipi i Nikolla Pashiqit i kërkon falje shtetit të Kosovës për hyrje ilegale
Një stërnip i familjes së kryeministrit serb Nikolla Pashiq, nga lisi tamblit, nga vija e nënës, Marko Gjuriq kërkoi falje për hyrjen në Kosovë pa lejen e institucioneve të Shtetit tonë.
Kjo kërkimfalje për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij, se shqiptimi i çfarëdo dënimi. Ata që deri dje ishin zotër të dhunshëm të Kosovës, sot kërkojnë falje.
Kërkimfalja është fjalë që bukurtingëllon në Ballkan”, ka shkruar Syla.