Telegrafi

Ismail Syla kërkon rikthimin e Fatmir Limajt në PDK

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Ismail Syla në 20 vjetorin e themelimit e PDK-së, ka kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në këtë parti.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit super maksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir Limaj që të rikthehet në PDK. Urime 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Ndryshe sipas zgjedhjeve parlamentare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është radhitur e treta në zgjedhjet parlamentare me 21.25 për qind të votave./Telegrafi/