Telegrafi

Ismail Syla fet për letërsinë, luftën dhe politikën

Ismail Syla shkrimtar dhe publicist, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, në Zona B të Klan Kosovës, flet për luftën, historinë e re të Kosovës dhe punën e tij prej këshilltarit të Presidentit.

“Kur je afër historisë gjerat të duken të natyrshme, jam shumë krenar që e kam përjetuar luftën në Kosovë. Kam parë anatominë e luftës dhe e kam shumë të përbrendsuar. Pas bombardimeve e kam kaluar një kohë në Tiranë”, tha ai.

“Nuk e kam luksin material ta bëj vetëm jetën e shkrimtarit, publicistit, filozofit apo mendimtarit. Por kam lexuar që 95% e njerëzve në botë nuk janë të kënaqur me vendin e punës”.

“Puna administrative, puna e zyrës të bën të kalosh orë të tëra për të arritur një normë për rrogë, ajo që është ekzistencë”, ka thënë Syla, njofton Klan Kosova.

Syla ka thënë se armën kryesore e ka leximin dhe krijimtarinë, kurse për punën e tij tek Presidenti Thaci ka thënë se nuk do të rrinte afër dikujt që përçmon dijen.

“Arma mbrojtëse të vetmen terapi e kam leximin dhe krijimin, atë ditë që nuk krijoj unë jam i mërzitur, por ajo mërzi që vjen nga brenda që nuk ka njëri të ma krijojë. Unë nuk do të rrija për 17 vjet me një lider që do ta përçmonte dijen, kulturën apo diçka të tillë”, tha ai.