Site icon Telegrafi

Ismail Kadare shumë pak njihet në Gostivar! (Video)

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Se Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të njohur dhe gjenialë të kohës bashkëkohore dhe disa herë i nominuar për çmimin ‘Nobel’ në letërsi, këtë e thotë e gjithë bota, por jo edhe shumë qytetarë të Gostivarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një anketë të televizionit Art, ku zhvilloi një intervistë me qytetarët e Gostivarit sesa e njohin Ismail Kadarenë, shumë pak e kishin lexuar shkrimtarin ose më saktë, shumë pak i’a kishin dëgjuar emrin, kjo gjë vërehet edhe në intervistë.

Disa nga komentet e tyre ishin: ‘Prej nga është ai, ka qenë deputet në Turqi’; ‘Jo nuk kam dëgjuar’; ‘Mendoj se është shkrimtar, por për momentin nuk më kujtohet asnjë vepër’, ‘Po, shqiptar është’;, dhe shumë komente tjera nga qytetarët e Gostivarit që ishin para mikrofonit të Vox Populli. Për më tepër shikoni videon në vijim.

Përndryshe Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version