Telegrafi

Ismail Kadare merr Çmimin e Madh të Letërsisë

Kjo është hera e parë në historikun e kësaj veprimtarie që i akordohet një çmim i tillë për letërsinë shkrimtarit të shquar, tha në këtë eveniment ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Në këtë takim, Kadare duke falënderuar jurinë për çmimin e dhënë theksoi se, “Tashmë falënderoj edhe lexuesit shqiptarë prej të cilit kam përshtypjen se po rikthehet në atë shijen e tij të mirë që ka pasur prej vitesh”.

Ndarja e çmimeve të Letërsisë përbehej nga një juri e përzgjedhur shkrimtarësh dhe kritikësh si Zija Çela, Mark Marku, Mirela Kumbaro, Parid Teferici dhe Agron Gjekmarkaj. /ATSH/BW/Telegrafi/