Telegrafi

Ismail Dibrani emërohet drejtor i burgjeve në Kosovë

Ismail Dibrani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të premten.

Para kabinetit qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Dibrani ka qenë kandidati më i votuar në konkursin e shpallur nga MPB-ja.

Ismail Dibrani do të ketë mandat katërvjeçar si drejtor i burgjeve në Kosovë.

Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ndërsa në herët ka mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës. /Telegrafi/