Kombëtarja e Islandës ka përfunduar pjesën e parë në epërsi ndaj Përfaqësueses së Kosovës me rezultat minimal 1-0.
Kanë përfunduar 45 minutat e parë të sfidës në udhëtim të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Islandës.
Islanda arriti ta fitojë këtë pjesë lojë me epërsi prej 1-0, nga pak raste që u krijuan në lojë.
Përfaqësuesja e Kosovës gjatë pjesës së parë ishte më e mirë se Islanda në posedimin e topit, duke e mbajtur në këmbë në 59 për qind të rasteve, për dallim nga Islanda që e kishte në 41.
Megjithatë, Islanda ishte më e mirë në goditjet e tyre, ku bënë pesë goditje, ku nga to dy shkuan në portë, ndërsa Kosova bëri vetëm një goditje.
Gjatë 45 minutave të parë, Kosova u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë, ndërsa Islanda luajti futboll të pastër duke iu shpëtuar ndëshkimeve nga gjyqtari./Telegrafi/
Statistikat e pjesës së parë: