Telegrafi

Islanda vë nën kontroll bankat

Para nxjerrjes së një ligji të tillë të shpejtë, kryeminsitri Geir Haarde tha para parlamentit në Rejkjavik, se Islanda ndodhet para rreziqeve reale, sepse është futur aq thellë në krizën financiare globale sa që shteti ndodhet para falimentimit.

Haard njoftoi si hap të parë blerjen e aktiviteteve jashtë vendit të bankave kryesore.

Shtrirja ndërkombëtare e tre bankave të mëdha islandeze, shihet si shkaktari kryesor i krizës.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Islandeze, Rusia ka ofruar një kredi prej katër miliardë eurosh.