Islanda sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski thotë se kjo është edhe një sukses i politikë së jashtme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Faleminderit Islandë. Edhe një dëshmi për politikën tonë të jashtme të suksesshme. SOt Parlamenti i Islandës, ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO për Maqedoninë e Veriut”, shkroi Nikollovski.
Me këtë ratifikim, shton Nikollovski, 28 prej 29 vendeve anëtare kanë përfunduar procedurën e ratifikimin e Protokollit./Telegrafi/