Përfaqësuesja e Islandës po e mban stërvitjen e parë dhe të vetme në Shqipëri.
Pas konferencës për shtyp pak më parë, skuadra e drejtuar nga trajneri Heimir Hallgrimsson, ka zbritur në fushën e Loro Boriçit në Shkodër.
Stërvitja ka qenë e hapur 15 minutat e para për mediat.
Islandezët janë shprehur të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.
Trajneri dhe kapiteni folën fjalë të mira për djelmoshat e Albert Bunjakut. /Telegrafi/