Telegrafi

Islanda kërkon kredi nga vendet skandinave

"Dërguam kërkesë deri te të gjitha bankat qendrore skandinave për aprovimin e kredisë ", deklaroi kryeministri i Islandës Gejr Horde në Helsinki, ku mbahet takimi i pesë vendeve të cilat i shqyrtojnë masat për shmangien e krizës financiare botërore.

Me këtë rast kryeministri islandez nuk tregoi për çfarë shuma të kredive bëhet fjalë.

Deri para do kohe shteti prosperues Islanda u gjend në prag të bankrotit për shkak të krizës ekonomike botërore.