Kombëtarja e Islandës ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen kualifikuese ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Është anësori i sulmit Johann Gudmundsson, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë e Islandës prej 2-0.
Goli i Gudmundssonit erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një asistimi perfekt të Gylfi Sigurdssonit.
Vlen të theksohet se goli i parë erdhi pikërisht nga Sigurdsson. /Telegrafi/