Akademik Hivzi Islami nuk po mund të shkojë në Bujanoc të Luginës së Preshevës, atje ku edhe i ka familjarët e tij.
Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh.
Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Postimi i plotë i Zyberajt:
“Pala serbe definitivisht është e painteresuar dhe totalisht joserioze ne zbatimin e marreveshjeve të Brukselit.
Sot, per here të dytë perseriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami ne piken kufitare me Serbine. Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla.
BE do te lajmerohet nga ana jone që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”, ka shkruar Zyberaj. /Telegrafi/