Shtatë persona nga ekipi për siguri të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte janë lënduar nga një sulm të islamistëve.
Siç transmetojnë mediat botërore, sulmi ka ndodhur në prag të vizitës së Dutertes në një zonë ku po përballen forcat islamike dhe forcat qeveritare.
Sulmi është kryer me eksploziv që ka qenë e vendosur në rrugën që kalonte kolona e makinave për në qytetin Maravia.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa në konvoj gjendeshin edhe anëtarët e ekipit të mediave të presidentit të Filipineve por ata nuk janë lënduar.
Ministria e sigurisë ka apeluar tek Duterte që të anulojë vizitën, por ai ka hedhur poshtë atë kërkesë dhe ka kërkuar që të shkojë në Maravi nëpër të njëjtën rrugë që ka kaluar konvoji i sulmuar.