Site icon Telegrafi

“Islamic Relief Kosova” bën apel për ndihmë të jetimëve

“Islamic Relief Kosova” i ka 1,000 familje me fëmijë jetim në përkujdesje dhe tani ka filluar një aksion për mbledhjen e fondeve me të cilat do të sigurojë ushqim për ta.

Javët e fundit kanë qenë sfiduese dhe të vështira për shumicën, mirëpo të izoluar e pa rezerva jetojnë shumë familje në Kosovë në këtë kohë!

Veçanërisht familjet me jetimë, të cilët pa zot shtëpie e pa të ardhura të sigurta, shpresë të vetme i kanë bamirësit!

“Islamic Relief Kosova” qysh nga pas lufta i ka dalë në ndihmë skamnorëve, e vitet të fundit janë fokusuar në përmirësimin e jetesës së jetimëve!

Në përkujdesje kanë më shumë se 1,000 familje të tilla, të cilëve u sigurojnë bursa mujore në shumë prej 40€, dru për ngrohje, veshmbathje, renovim të shtëpive e shumë nevoja tjera të tyre.

Mirëpo, në këto ditë izolimi ata më së shumti kanë nevojë për miell, produkte ushqimore dhe higjienike, prandaj është nisur ky aksion që, me ndihmën e donatorëve, t’ua sigurojmë nga një pako ushqimore këtyre familjeve!

Bashkohuni në këtë aksion,

10€ gjysmë pako ushqimore, 20€ një pako e plotë!

Xhirollogaria:

NLB Prishtina 1708200008014285

Exit mobile version