Site icon Telegrafi

Islami tregon emrat e udhëheqësve të UÇK-së që ishin arrestuar në Shqipëri

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, bëri të ditur se në Shqipëri ishin arrestuar disa figura të luftës në Kosovë.

Sipas tij, për shkak të armëmbajtjes, ishin arrestuar në raste të ndara Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti.

Adem Jashari sipas tij ishte mbajtur në burg vetëm dy orë.

“E gjithë rruga e Zahir Pajazitit në Tiranë ka qenë nën vëzhgim, dhe nuk ka qenë e bërë nga strukturat e Shqipërisë, ka qenë nga strukturat e ardhura në Shqipëri që bashkëpunonte me një pjesë që quhej dega e Kosovës në shërbimin informativ të Shqipërisë. Jo vetëm Zahiri, por ai ka qenë më i njohuri, sepse kishin ardh informacionet se Zahir Pajaziti drejtonte grupin e Llapit. Ai kishte qenë njëherë i arrestuar në Shqipëri, ishte deportu në Jugosllavi. Po ashtu me armë ishte zënë edhe Thaçi ishte burgosur. Ishte zënë edhe Ademi [Jashari] edhe ai ishte burgosur. Ishte mbajt dy orë s’ishte mbajt gjatë”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Tutje Islami foli edhe për UÇK-në, ku tha se pikë e dobët e saj ishte mungesa e kuadrit. /Dukagjini/

 

Exit mobile version