Islami është religjioni që po rritet më shpejtë në botë dhe së shpejti do të jetë më i madhi, thotë një analizë e Qendrës Hulumtuese Pew.
Një analizë e Qendrës Hulumtuese Pew thotë se deri më 2050 Islami do të jetë besimi më i madh në botë, duke kaluar Krishterimin.
Në vitin 2010, në botë kishte 1.6 miliardë myslimanë, apo rreth 23 për qind e popullsisë së përgjithshme të botës, thotë raporti. Ndërsa të krishterë ishin 2.2 miliardë njerëz, apo rreth 31 për qind e popullsisë së botës, transmeton Klan Kosova.
Raporti ka analizuar lëvizjet demografike të religjioneve duke konkluduar se dy besimet më të mëdha do të barazohen për kah numri i besimtarëve në vitin 2050, pas së cilit vit Islami do të bëhet religjioni me më shumë ndjekës.
Sipas raportit, arsye kryesore për këtë ndryshim është tendenca e familjeve myslimane për të pasur më shumë fëmijë.