Opinionisti Dardan Islami është treguar mjaft kritik ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se ai e shfrytëzoi organizatën e tij (VV) për punësimin e militantëve partiakë, duke lënë shumë njerëz që kanë dhënë kontribut në Prishtinë. Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e SHIK-ut dhe “Sigurimit të Atdheut”.
“Shpendi e ka nda tokën për xhami, dhe se ai shkon e merret me xhamia të Turqisë”, tha Islami, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.
Islami ka thënë se Shpendi ka rrejt se nuk ka shkuar në shugurimin e Katedrales, por edhe nuk ka dalë në mbështetje të komunitetit LGBTI.
Por edhe për Abrashin, ai ka thënë se e ka problem të shkëputet prej mafias në Prishtinë.
Islami, duke folur për akuzat dhe hetimin ndaj SHIK-ut, ka thënë se kjo duhet të bëhet me ligjin e lustrimit.
“SHIK-u ka punue mbas Grandit me urdhra të shërbimeve anglo-saksone, derisa ‘Sigurimi i Atdheut’ ka punue me urdhrat e gjermanëve”, ka thënë ndër të tjera Islami./Telegrafi/