Site icon Telegrafi

Islami pret nivel të lartë komunikimi nga kandidatët për Prishtinën

Analisti politik, Dardan Islami, ka thënë se në garën për kryetar të Prishtinës do të ngritet niveli i komunikimit dhe debateve, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë janë djem që kanë background politik”, tha Islami në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai për garën për kryetar të Prishtinës tha se do të jetë garë e fortë,

“Është një garë e fortë, në një moment interesant, ku parashoh mobilizim”, tha Islami, duke parashikuar një balotazh të mundshëm.

Ai zgjedhjet lokale i sheh si mundësi të mirë që votuesit të fokusohen në problemet e përditshme të qytetit, ndërsa tutje për garën tha se e tëra varet prej parakoalicioneve dhe prej diskurseve se a do të ketë vija të kuqe apo jo.

Islami pati fjalë të mira për të gjithë kandidatët për Prishtinën duke i cilësuar si njerëz të shkolluar, me background politik, dhe parashikoi se do të jenë fer.

Sa i përket kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, Islami e konsideroi të jetë lajm i mirë.

Duke u kthyer sërish në garën në Prishtinë, Islami tha se na bazë të kandidatëve, nuk do të ketë nivel të sharjeve, dhe do të ngritet niveli i komunikimit dhe debatit.

Exit mobile version